Donald Trump është bërë presidenti i parë amerikan në detyrë që viziton Murin Perëndimor, një nga vendet më të shenjta të Judaizmit.
Udhëtimi i parë jashtë vendit për Trumpin ishte Arabia Saudite, ndërsa do të vizitojë edhe Vatikanin, Brukselin dhe Samitin e G7 në Sicili, transmeton portali arbresh.info.

Trump arriti në Tel Aviv në mëngjes, dhe u prit si një “mik i mirë” nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Më vonë gjatë ditës, në Jerusalem, ai vendosi dorën e tij mbi Murin Perëndimor dhe u lut në atë vend, në një ngjarje historike kur është fjala për presidentët e SHBA-ve.
Presidentët George H.W. Bush, Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama kanë vizituar të gjithë vendin e shenjtë, por në cilësinë e qytetarëve privatë ose kandidatë për zyrën më të lartë në SHBA. Trump është presidenti i parë që e bën këtë ndërsa është në detyrë./Arbresh.info

Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit