Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmajer, kërkoi falje nga homoseksualët për dekada të vuajtjes dhe të padrejtësisë për shkak të ligjeve represive gjermane.
Ai këto komente i bëri me rastin e shënimit të përndjekjes së kryer nga regjimi nazist i Adolf Hitlerit.
Trajtimi i ashpër i homoseksualëve ka vazhduar edhe pas Luftës së Dytë Botërore, ku homoseksualizmi me vite paraqiste vepër penale.
“Për këtë arsye sot kërkoj falje, për gjithë vuajtjen dhe padrejtësinë dhe për heshtjen, e cila pasoi”, tha presidenti gjerman.
Ai shtoi se dëshiron të bindë “të gjithë homoseksualët, biseksualët dhe lesbiket, trans-gjinorët dhe inter-seksualët” se janë të mbrojtur në Gjermaninë e sotme”
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...