Erdoğan dhe Herzog, kaluan në takimin kokë më kokë dhe më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti me një ceremoni zyrtare presidentin e Izraelit, Isaac Herzog, i cili ndodhet në Turqi për vizitë.
Automjeti i presidentit Herzog u prit përpara kompleksit presidencial në Ankara nga kalorësit të cilët e shoqëruan deri në hyrjen e protokollit.
Presidenti Erdoğan e priti Herzog në derën e hyrjes kryesore të kompleksit presidencial.
Pas pozicionimit në foltoren ceremoniale të dy presidentëve, u kryen 21 të shtëna me top dhe u intonuan himnet kombëtare të të dy vendeve. Teksa Herzog përshëndeti trupën ceremoniale me shprehjen në turqisht “Merhaba asker”, në ceremoni të pranishëm ishin edhe flamuj dhe ushtarë që përfaqësojnë themelimin e 16 shteteve turke të formuara në histori.
Pas prezantimit të delegacioneve përkatëse të dy vendeve, Erdoğan dhe Herzog, pozuan për gazetarët përpara flamujve të Turqisë dhe Izraelit.
Erdoğan dhe Herzog, kaluan në takimin kokë më kokë dhe më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Në ceremoni të pranishëm ishin edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, kreu i çështjeve administrative të presidencës Metin Kıratlı, zëdhënësi presidencial, İbrahim Kalın si dhe prefekti i Ankarasë, Vasip Şahin. /AA/
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...
Deputetja Ymeri kritikon rritjen e çmimit të energjisë elekt...