Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan priti me një ceremoni zyrtare kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz i cili ndodhet për vizitë në Turqi.
Automjeti zyrtar i Merzit u prit në bulevardin përpara kompleksit presidencial në Ankara nga kalorësit të cilët e shoqëruan automjetin deri në derën e protokollit.
Presidenti Erdogan e priti kancelarin në derën e hyrjes kryesore të kompleksit presidencial. Pas pozicionimit të presidentit Erdogan dhe kancelarit Merz në foltoren ceremoniale, u intonuan himnet kombëtare të të dy vendeve.
Në ceremoni ishin vendosur flamuj dhe ushtarë që përfaqësojnë themelimin e 16 shteteve turke të formuara në histori ndërsa u bënë 21 të shtëna me top.
Kancelari gjerman Merz përshëndeti trupën ceremoniale me shprehjen “Merhaba asker” (Përshëndetje ushtar). Erdogan dhe Merz i prezantuan njëri-tjetrit delegacionet dhe më pas pozuan për gazetarët para flamujve të dy vendeve.
Erdogan dhe Merz, të cilët vazhduan në një takim dypalësh, pas takimit midis delegacioneve do të marrin pjesë në konferencë të përbashkët për mediat ndërsa më pas Erdogan dhe Merz do të marrin pjesë në drekë zyrtare.
Në ceremoni morën pjesë edhe shefi i Kabinetit të Presidencës Hasan Dogan, drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Burhanettin Duran, këshilltari kryesor i Presidencës për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Çagatay Kiliç, drejtori i Industrive të Mbrojtjes Presidenciale, Haluk Gorgun, guvernatori i Ankarasë, Vasip Sahin, zv.kryetar i AK Partisë, përgjegjës për Punët e Jashtme, Zafer Sirakaya.
Hamza në Ditën e Veteranit: Kosova është e lirë sepse nuk u ...
CIA kreu një sulm me dron ndaj një objekti portual n`bregdet...
ZRRE-ja do ta ulë çmimin për ngrohje
Haradinaj në Ditën e Veteranit: Sulmi mbi familjen Jashari n...
Top 10 vendet me rrugët më të mira në Europë në vitin 2025
Beyonce shpallet miliardere