Që prej fillimit u konsiderua si surpriza e zgjedhje presidenciale të këtij viti në Francë, e tani sondazhet sugjerojnë se kandidati i pavarur Emanuel Macron mund të jetë ai që do të marrë drejtimin e Elizesë.
Sipas një sondazhi të “Opinionëay”, ish-ministri i Ekonomisë me shumë gjasë do të përballet e do të mundë në balotazh drejtuesen e Frontit Nacional Marin Le Pen.
Mbështetja për Macron-in vlerësohet se do të arrijë në 65 përqind, ndërsa ajo për Le Pen në 35 përqind. Parashikimet flasin për një fitore të euroskeptikes në raundin e parë me 26 përqind të votave, ndërsa Macron pritet të sigurojë 23 përqind. Ai që deri më sot konsiderohej favorit Francois Fillon do të pozicionohet i treti, duke mos kaluar dot në balotazh.
Pozitat e Fillon u lëkundën ndjeshëm pas shpërthimit të skandalit lidhur me pagesat e familjarëve të tij për punë fiktive. Pas hezitimeve fillestare për t’iu nënshtruar presionit, republikani bëri të hënën një hap prapa. Pavarësisht se e quajti të ligjshme praktiken shtoi se populli francez nuk e pranonte më atë dhe kërkoi ndjesë.
“Ajo që në fillim ishte e pranueshme tani nuk është më. Duke punuar me fëmijët dhe gruan time, unë kam qenë i ndërgjegjshëm për këtë marrëdhënie besimi, por sot kjo ka shkaktuar mosbesim. Ishte një gabim dhe kërkoj ndjesë”, tha Fillon.
Fushata e Fillon-it u shënjua nga pretendimet se gruaja dhe fëmijët e tij janë paguar për punë fiktive parlamentare. Kandidati i qendrës së djathtë i mohon me vendosmëri akuzat, por disa prej pjesëtarëve të partisë së tij i kanë kërkuar të tërhiqet nga gara.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë