Vijon të jetë e rënduar prej më shumë se 10 ditësh situata si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Kaliforninë.
Sipas autoriteteve deri në këto momente numërohen 12 viktima, ndërkohë që shumë zona vijojnë të jenë të përmbytura, për shkak të reshjeve me intensitet, shkruan A2.
Situata më problematike raportohet në Santa Barbara, aty ku zyrtarët lokalë iu kanë bërë thirrje pjesës më të madhe të banorëve që të largohen nga zonat me rrezikshmëri të lartë.
Deri në këto momente, 25 mijë persona kanë braktisur banesat në 17 rajone të Santa Barbaras.
Presidenti Joe Biden ka shpallur gjendjen e emergjencës për Kaliforninë, duke autorizuar në këtë mënyrë fondet dhe ndihmën federale për zonat e përmbytura.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...