Të dhënat e një sondazhi të ri të publikuar sot thonë se 49 për qind e britanikëve besojnë se Rusia ndërhyri në referendumin për Brexit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sondazhi u krye nga “Opinium” për gazetën “The Observer” dhe ndodhi pas publikimit të raportit të parlamentit për Rusinë, i cili zbuloi se Mbretëria e Bashkuar kishte “nënvlerësuar keq” kërcënimin e paraqitur nga Rusia për Mbretërinë e Bashkuar.
Sondazhi pyeti qytetarët britanikë për ndërhyrjen ruse në referendumin për pavarësinë e Skocisë të vitit 2014, referendumin për Brexit të vitit 2016 dhe zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019. Për të trija rastet, britanikët kishin më shumë të ngjarë të mos besonin se Rusia kishte ndërhyrë.
Sondazhi zbuloi se 40 për qind e britanikëve besonin se Rusia ndërhyri në referendumin për pavarësinë e Skocisë, ndërsa 49 për qind besonin se Rusia kishte ndërhyrë në referendumin për Brexit.
63 për qind e atyre që votuan për të qëndruar në BE gjatë referendumit për Brexit besojnë se Rusa ndërhyri, ndërsa vetëm 39 për qind e atyre që votuan për të dalë nga BE-ja besojnë në ndërhyrjen ruse.
Sa i përket zgjedhjeve të përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2019, 47 për qind besojnë se Rusia kishte ndërhyrë.
Sondazhi zbuloi gjithashtu se epërsia e Konservatorëve, që janë në pushtet, ndaj opozitës Laburiste ishte përgjysmuar nga 8 pikë në 4 pikë. Konservatorët kanë mbështetjen e 42 për qind të të anketuarve, ndërsa Laburistët 38 për qind.
Gjithashtu, rënie pësoi edhe vlerësimi i përgjithshëm për punën e kryeministrit Boris Johnson. Tani, 36 për qind miratojnë punën e kryeministrit britanik, ndërsa 45 për qind e kundërshtojnë.
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...