Një aeroplan bombardues me ujë që po ndihmonte në shuarjen e zjarrit në pyjet e Portugalisë qëndrore është rrëzuar, bëjnë të ditur autoritetet lokale.
Avioni i Canadair është rrëzuar pranë Pedrógão Grande. Deri më tani nuk ka pasur asnjë informacion për viktimat, transmeton portali arbresh.info
Më shumë se 1 mijë zjarrëfikës dhe disa avionë bombardues me ujë janë duke luftuar me flakët.
Zjarri i madh që përfshiu pyjet në Portugalinë qëndrore ka marrë jetën e 64 personave dhe janë plagosur më shumë se 130 të tjerë.
Shumica e viktimave kanë humbur jetën derisa po përpiqeshin që të largoheshin nga flakët./Arbresh.info
Plagoset “Gucci” i TikTok-ut, identifikohet auto...
Trump thotë se një marrëveshje për Ukrainën është “më afër s...
Rënie e lindjeve në Kosovë gjatë tetorit 2025
Rritet numri i shkurorëzimeve në Kosovë, 158 raste vetëm në ...
Zbardhet pas 6 muajsh vrasja e ish-policit shqiptar në Itali
“Është një hero i vërtetë”, Albanese i shkon për vizitë në s...