Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit Ceyhun Bayramov dhe ministri i Jashtëm armen Zohrab Mnatsakanian, diskutuan në takime të ndara me Pompeon në Departamentin e Shtetit të SHBA-së më 23 tetor.
Pompeo e theksoi rëndësinë e palëve që hyjnë në negociata si thelbësore nën kujdesin e Grupit të Minskut të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE), tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus.
Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Rusia janë bashkëkryesuesit e Grupit të Minskut, të ngritur në fillim të viteve 1990 për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Nagorno-Karabakut.
Mnatsakanian hodhi poshtë idenë e çdo roli të Turqisë si ndërmjetës ose garantues i sigurisë, duke thënë se “Turqia nuk ka asnjë rol në këtë”.
Ai tha se Turqia, e cila ka mbështetur Azerbajxhanin në luftimet e fundit, “është saktësisht pjesë e problemit”. Mnatsakanian gjithashtu tha se Armenia do të mirëpresë vendosjen e paqeruajtësve në rajon.
Ministri i jashtëm i Azerbajxhanit i tha Pompeos se “pushtimi armen” i Nagorno-Karabakut duhet të marrë fund. “Ne jemi të vendosur për të gjetur një zgjidhje politike (për) konfliktin dhe të gatshëm për të rifilluar bisedimet thelbësore menjëherë,” tha Bayramov. /Rel
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit