Polonia njoftoi sot një bllokim të pjesshëm trejavor nga 28 dhjetori në të gjithë vendin, që synon të ndalojë përhapjen e COVID-19.
“Ne do t’i nënshtrohemi një bllokim kombëtar nga 28 dhjetor deri më 17 janar, me qëllim që të mbrohemi nga një valë e tretë e epidemisë në të ardhmen e afërt”, tha ministri i Shëndetësisë, Adam Niedzielski.
Vetëm ushqimoret, farmacitë dhe disa biznese të tjera do të mbeten të hapura.
Personat që vijnë nga jashtë me transport publik do t’i nënshtrohen një karantine 10-ditore.
Kufizimet aktuale, të tilla si kufizimet në numrin e personave në transportin publik dhe në kisha, mbeten të vlefshme.
Shkollat e të gjitha niveleve, gjithashtu, do të qëndrojnë të mbyllura deri më 17 janar./atsh/
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...