Polonia thirri ambasadorin rus të premten dhe i dorëzoi atij një notë proteste pasi një raketë ruse ra në territorin polak, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme.
Varshava konfirmoi të premten se predha, e cila ra në Poloninë lindore të enjten, ishte një raketë ruse Kh-101. Incidenti ishte i fundit në një seri ndërhyrjesh në hapësirën ajrore në krahun lindor të NATO-s që kanë nxitur frikën se lufta në Ukrainë mund të përhapet përtej kufijve të aleancës.
“Ne i përcollëm ambasadorit dënimin tonë të prerë të veprimeve armiqësore të drejtuara kundër sigurisë së një shteti sovran dhe qytetarëve të tij”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Maciej Wewior.
“Ne kërkojmë t’i jepet fund veprimeve që rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve dhe, në të njëjtën kohë, paraqesin rrezik për një katastrofë aviacioni”, shtoi ai.
Ministri i Mbrojtjes Wladyslaw Kosiniak-Kamysz tha më herët të premten se Varshava kishte vërtetuar se raketa që ra në Poloni ishte prodhuar pranë Moskës në tremujorin e dytë të këtij viti.
“Kjo do të thotë që Rusia po përdor raketa të prodhuara rishtazi për të goditur Ukrainën,” shkroi ai në X. “Kjo konfirmon raportet se rezervat ruse të kohës së luftës janë shterur.”
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...