Polonia do të ndalojë hyrjen e veturave të pasagjerëve, të regjistruara në Rusi.
Vendimi do të hyjë në fuqi të dielën, më 17 shtator, raportoi media shtetërore polake, PAP, duke cituar ministrin e Brendshëm, Mariusz Kaminski.
“Kjo ndalesë në kufirin polak do të aplikohet nga nesër, pra do të hyjë në fuqi në mesnatë”, tha ministri Kaminski gjatë një vizite në Terespol, që gjendet në kufi me Bjellorusinë.
Kamionët që janë të regjistruar në Rusi veçse u ndalohet hyrja në Poloni.
“Ky është një element i mëtejmë i sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë dhe qytetarëve të saj në lidhje me luftën brutale në Ukrainë dhe për faktin se shteti rus sot paraqet kërcënim për sigurinë ndërkombëtare”, tha Kaminski.
Perëndimi ka vendosur një sërë sanksionesh ndaj Rusisë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, në shkurt të vitit të kaluar urdhëroi trupat e tij që të sulmonin Ukrainën.
Kaminski tha se vendimi u mor pas udhërrëfyesit të Komisionit Evropian që u publikua më 8 shtator.
Aty thuhej se në Bashkimin Evropian do të ndalohet hyrja e makinave të regjistrua në Rusi.
Që kur Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar, BE-ja, Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës./REL/
Hashim Thaçi: Pushtetin në Kosovë e kam marrë me fitore në z...
Veseli në Hagë: Nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam krye...
Hashim Thaçi e nis fjalimin duke uruar shqiptarët për Pavarë...
Thaçi në Hagë: Millosheviqi nisi luftën, aleanca ndërkombëta...
Thaçi mbyll deklaratën në Hagë: “Jam i pafajshëm për çdo aku...
Sytë nga Haga, Arbresh.info transmeton fjalimet e katërshes ...