Kryeministri polak, Donald Tusk, tha të premten se është pothuajse e sigurt se Polonia do të nënshkruajë marrëveshje dypalëshe të sigurisë me Ukrainën, para samitit të NATO-s që mbahet muajin e ardhshëm në Uashington.
Të enjten, Tusk tha se para samtit të NATO-s në Uashington, i cili nis më 9 korrik, do të ketë bisedime në Varshavë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Unë, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, duhet të vendosim patjetër se si mund të vazhdojmë ta ndihmojmë Ukrainën, por ne nuk mund ta dobësojmë mbrojtjen e Polonisë”, tha Tusk.
“Gjasat janë 99 për qind që ne do ta nënshkruajmë këtë marrëveshje me presidentin Zelensky [para samitit]”, shtoi ai.
Tusk shtoi se marrëveshja është praktikisht “e kryer” dhe se kanë mbetur vetëm edhe disa hollësi për t’u qartësuar.
Bashkimi Evropian dhe dy prej vendeve të saj anëtare, Lituania dhe Estonia, nënshkruan marrëveshje të sigurisë me presidentin ukrainas Zelensky gjatë samitit në Bruksel të enjten./Euronews
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...