Një koalicion i partive të opozitës polake nisi zyrtarisht sot fushatën për zgjedhjet europiane duke paralajmëruar për rrezikun e një largimi të Polonisë nga BE-ja të nxitur nga partia konservatore dhe euroskeptike në pushtet, Ligj dhe Drejtësi (PiS).
‘’Ose një Poloni e fortë, e begatë, demokratike në një Europë të fortë, ose atë që kemi sot, një parti shtet drejt largimit nga Bashkimi Europian’’, deklaroi Grzegorz Schetyna, lideri i Platformës Qytetare, më e madhja nga pesë grupimet e opozitës që përbëjnë Koalicionin Europian (KE).
Qeveria e PiS-së nxiti tensione me Bashkimin Europian me një seri reformash gjyqësore të interpretuara nga Brukseli si një kërcënim për pavarësinë e gjyqësorit, Shtetin e së drejtës dhe në fund të fundit demokracinë.
Varshava i është rikthyer disa dispozitave, por opozita vijon t’i druhet mundësisë se sprova e forcës mes qeverisë konservatore dhe BE-së mund të çojë në një ”Polexit”.
Polakët janë masivisht pro-europianë, pasi anëtarësimi në Bashkimin Europian solli miliarda euro subvencione për ekonominë e këtij ish-shteti të bllokut socialist.
Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për fëmijë
Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri Bushi publik...
Tërnava: Kurbani na kujton se njeriu fiton vlerë kur di të n...
Tottenham rikthen interesimin për yllin e Man Cityt, Spurs t...
Mesazh nga Tërnava për partitë politike: Respektoni dinjitet...
Operacion i SPAK-ut dhe antimafias, goditet grupi kriminal i...