Forcat irakiane të sigurisë i kanë vrarë tre protestues të tjerë në vargun e kryengritjeve të dhunshme që nisën para më shumë se një muaji.
Policia i vrau dy njerëz dhe i plagosi 12 të tjerë në Shatra. Lajmin e konfirmuan burimet spitalore dhe zyrtarët e sigurisë. Mjekët thanë se këta dy persona vdiqën nga plagët e plumbave në kokë.
Një burim i sigurisë tha se ata ishin përpjekur ta sulmonin shtëpinë e një zyrtari të lartë qeveritar.
Në një rast tjetër, një protestues u vra dhe 34 të tjerë u plagosën kur forcat e sigurisë filluan të qëllojnë me armë ndaj protestuesve në hyrjen e një porti në Umm Qasr.
Zyrtarët e sigurisë në Basra e futën në fuqi orën policore nga ora 22 e së hënës në përpjekje për ta shpërndarë turmën e protestuesve. Policia paralajmëroi se do ta përdorte dhunën, nëse është e nevojshme për ta arritur qëllimin.
Më shumë se 250 njerëz janë vrarë gjatë protestave që filluan më 1 tetor kundër korrupsionit dhe shkallës së lartë të papunësisë së rinisë.
Dhunën në Irak e dënoi edhe e dërguara e Kombeve të Bashkuara për Irakun, Jeanine Hennis-Plasschaert, e cila bëri thirrje për dialog për t’i zgjidhur problemet në këtë shtet, shkruan “Reuters”./ Express
Takimi me Papa Leonin në Vatikan, Rama: E ftova në Shqipëri,...
Gjykimi i katërshes së UÇK-së drejt fundit: Cilat janë proce...
Bayerni është i bindur se do ta blindoj me kontratë të re Up...
Rama takon nesër në Bruksel presidentin Costa, në fokus nego...
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
Policia jep detaje për vdekjen e 43-vjeçarit në vendin e pun...