Policia speciale ka përdorur gaz lotsjellës dhe granata trullosëse ndaj një grupi protestuesish të dhunshëm në kryeqytetin Brasilia.
Demonstruesit janë duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Michel Temer, transmeton portali arbresh.info.

Rreth 35 mijë njerëz kanë dalë nëpër rrugë për të shprehur pakënaqësitë e tyre me udhëheqjen aktuale dhe kërkojnë zgjedhje të parakohshme presidenciale, raporton Globo.
Policia ndaloi përparimin e tyre duke përdorur gaz lotsjellës, por protestuesit kundërshtuan duke hedhur gurë mbi oficerët.
“Katër vetë u arrestuan nga policia”, raporton transmetuesi i Brazilit duke përmendur një deklaratë të policisë që tha gjithashtu se tre të arrestuar kishin drogë me vete dhe një tjetër me armë./Arbresh.info

Pessoa ferida pela ação da PM em Brasília; manifestantes denunciam forte repressão da PM #diretaspordireitos https://t.co/kNVyvBEKU2 pic.twitter.com/t4NXRy96JZ
— Brasil de Fato (@brasildefato) May 24, 2017
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë