Policia izraelite ka mbyllur të gjitha dyert e kompleksit të xhamisë Al-Aksa dhe ka ndaluar adhuruesit të hyjnë brenda saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për AA, Shejh Omar al-Kiswani, drejtor i xhamisë Al-Aksa të Kudsit Lindor, tha se, “Mbyllja e dyerve të xhamisë Al-Aksa, që përsëritet, është e papranueshme dhe autoritetet izraelite duhet të ndalojnë menjëherë këtë qasje, e cila është kthyer në politikë”.
Dëshmitarët okularë thanë për AA se policia izraelite arrestoi një palestinez në oborrin e xhamisë.
Nga ana e saj, policia izraelite në një njoftim tha se një përpjekje për të kryer sulm me thikë u zhvillua në Qytetin e Vjetër të Kudsit. Ajo pretendoi se arrestoi individin që u përpoq të kryejë sulmin, pa dhënë detaje të tjera.
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë