Policia gjermane ka hapur një faqe enkas për materialet e ngjarjes së tronditi sot Mynihun, kur një makinë u fut në mes të një turme njerëzish, duke lënë disa persona të lënduar.
Përmes faqes “X”, policia gjermane u ka kërkuar ndihmë qytetarëve, të cilët nëse kanë ndonjë material, qoftë foto, apo video nga vendi i ngjarjes në momentin kur ka ndodhur sulmi, t’i ngarkojnë në faqen që policia ka hapur enkas për këtë.
“Të enjten, më 13 shkurt 2025 rreth orës 10:30 ka pasur një operacion të madh policor në Dachauer Strasse dhe Seidlstrasse. Një makinë ka përplasur një grup personash. Nëse keni bërë video ose imazhe të situatës, ju lutemi ngarkoni ato këtu. Nëse keni ndonjë problem, ju lutemi kontaktoni stacionin më të afërt të policisë. Faleminderit për mbështetjen tuaj!”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu, policia kërkon që njerëzit të përmbahen nga spekulimet./Arbresh.info/
Sollten Sie relevante Videos oder Bilder von den aktuellen Ereignissen haben, können Sie uns damit helfen.
Wir haben für Sie unter folgendem Link ein Medien-Upload-Portal eingerichtet: https://t.co/mvvhwMebd8#muc1302 pic.twitter.com/e4p8lRCP49
— Polizei München (@PolizeiMuenchen) February 13, 2025


OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...
Mjegull në Sarajevë, anulohen fluturimet e këshillohet të që...
Policia e Kosovës e arreston një shtetas gjerman të kërkuar ...
Raketa bërthamore ruse Oreshnik dislokohet në Bjellorusi
KOSTT bën thirrje për përdorim të kujdesshëm të energjisë: N...
Arrestohet personi i dytë i dyshuar për vjedhjen e matësve t...