Të mërkurën policia franceze qëlloi për vdekje një burrë të armatosur me thikë, i cili po kërcënonte punonjësit e sigurisë në aeroportin “Charles de Gaulle” të Parisit.
Një burim policor tha se burri, i qëlluar për vdekje nga një oficer policie, ishte i pastrehë dhe kishte kërcënuar stafin e sigurisë së aeroportit dhe policinë.
“Këtë mëngjes policia neutralizoi një individ të armatosur me një armë sulmi në aeroportin “Roissy Charles de Gaulle”, tha policia franceze në Twitter.
Ngjarja ndodhi në terminalin 2F të aeroportit të kryeqytetit francez rreth orës 8:20 të mëngjesit.
“Një person i pastrehë po shqetësonte agjentët e sigurisë dhe policia kufitare u thirr për të ndihmuar në evakuimin e tij”, tha një burim aeroporti për agjencinë e lajmeve AFP.
Burri u largua dhe vazhdoi t’i ofendonte. Më pas ai u kthye dhe nxori një thikë. Një nga oficerët e policisë më pas përdori armën e tij, shtoi një burim policor.
Një fotograf i AFP-së i cili ishte dëshmitar i skenës shpjegoi se “një burrë i gjatë me ngjyrë nxori një objekt që dukej si thikë në drejtim të policisë. U dha një paralajmërim, por ai vazhdoi të lëvizte përpara dhe një polic qëlloi. Vetëm një e shtënë u shkrep,” tha dëshmitari..
Viktima u vendos në barelë dhe u evakua në një zonë të paarritshme për pasagjerët, tha fotografi.
Policia franceze bëri të ditur se deri më tani nuk ka asnjë të dhënë se sulmi kishte të bënte me terrorizem./rel/
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...