Policia australiane ka ndërprerë kërkimet për 4-vjeçarin, Gus Lamont i cili u zhduk në zonat rurale prej gati tre javësh. Përpjekjet dhe kërkimet nuk arritën të gjenin asnjë gjurmë të fëmijës. Vogëlushi u pa për herë të fundit më 27 shtator duke luajtur jashtë shtëpisë së tij në një fermë të largët delesh pranë Yuntës, rreth 300 km nga Adelaide.
Gjyshja e tij e la vetëm për rreth gjysmë ore përpara se të kuptonte se nipi i saj nuk gjendej askund. Menjëherë janë ngritur kërkimet më të mëdha tokësore dhe ajrore në historinë e Australisë Jugore.
Policia nuk dyshon për ndonjë veprim të paligjshëm por vijon me hetimet. Javën e kaluar, autoritetet i ndërprenë për pak kohë kërkimet, vetëm për t’i rinisur ato të martën së bashku me 80 personel të Forcave Mbrojtëse Australiane.
“Fakti që Gus është një fëmijë i vogël, terreni është jashtëzakonisht i thyer, i ashpër dhe i nënshtrohet kushteve të ndryshueshme të motit e ka bërë kërkimin të vështirë dhe më sfidues për ata që janë të përfshirë”, tha policia./euronews.al
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...