Katër karabinierë u plagosën pasi po ndiqnin dy të rinj në fshatin Montemurlo (Prato) të dyshuar si autorë të vjedhjeve në shtëpi.
Dy shqiptarët, 26 dhe 34 vjeç, të dy pa leje qëndrimi dhe të papunë kanë sulmuar karabinierët në momentin kur i kanë lokalizuar.
Një karabinier u shtrua për 20 ditë në spital me fraktura në gjoks, njëri pësoi ënjtje të syrit dhe dy nga karabinierët kishin marrë lëndime të ndryshme. Dy shqiptarët u arrestuan me akuzën e vjedhjes në një shtëpi dhe tentativës për vjedhje në një shtëpi tjetër, ndërkohë që ishin vëzhguar për një kohë të gjatë nga karabinierët.
Karabinierët prej disa kohësh po vëzhgonin një makinë të dyshimtë, një Toyota Yaris, e parë rreth zonës së Ostes.
Nga targa u zbulua se pronari ishte një moldav me 124 makina në pronësi, anomali kjo që zgjoi interesin hetimor të karabinierëve nga Prato.
Rreth orës 23:30 të mbrëmjes të së enjtes, të dy u përpoqën të hynin në shtëpinë e një punëtori në Oste, në via Battisti, por alarmi ra dhe ata hoqën dorë nga vjedhja.
Më pas, ata kanë arritur të hyjnë në shtëpinë ngjitur, duke i marrë 100 euro cash dhe unaza ari dhe gurë me vlerë prej 1500 euro.
Gjatë ndjekjes u plagos dhe një nga shqiptarët, i cili përplasi kokën në xhamin e makinës./lapsi./
“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyet...
Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, mbi 8 mijë hyrje-dalje...
Rama citon raportin e Këshillit të Evropës: Drejtësia shqipt...
42 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit
San Francisco “zhytet” në errësirë, 130 mijë banorë pa energ...
Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it se...