Julio Mora dhe Waldramine Quinteros nga Ekuadori janë çifti më jetëgjatë bashkëshortor në botë, duke hyrë në librin Guiness të rekordeve. Së bashku kanë 214 vite (Julio 110, Waldramine 104), transmeton Anadolu Agency (AA).
Julio dhe Waldramine të dy janë mësues të pensionuar, kurse në martesë janë plot 79 vite. Megjithëse në botë ka çifte më jetëgjatë, ata janë shpallur çifti bashkëshortor më jetëgjatë në botë.
Ata kanë katër fëmijë, 11 nipër, 21 stërnipa dhe një stër-stërnip.
Me tej bëhet e ditur se çifti është në gjendje të mirë shëndetësore, por se u mungojnë mbledhjet e mëdha familjare, të cilat u janë pamundësuar tani për shkak të pandemisë COVID-19.
Conte për De Bruyne: Ka ende shumë për t’i dhënë futbollit
Zelensky: Duhet të bëjmë gjithçka për një armëpushim
Vodhën sasi të konsiderueshme të cigareve, një burrë e një g...
Në Shqipëri janë raportuar 22 vatra, 11 mbeten aktive
Jep dorëheqje CEO i “Astronomer” pas incidentit me “Kiss Cam...
Albin Kurti prezanton Artan Abrashin kandidat për kryetar të...