Nominimi i Presidentit Donald Trump që Gina Haspel të udhëheqë me CIA-n ka ringjallur debatin mbi agjensinë pas 11 shtatorit mbi programin e marrjes në pyetje dhe përfshirjes së saj.
Në prag të seancës dëgjimore të Senatit, një zë tjetër është duke u munduar që të rrëfejë: Khalid Sheikh Mohammed, shkruan “NYT”, transmeton portali arbresh.info
Mohammed arkitekti kryesor i sulmeve të 11 shtatorit, u arrestua në mars të vitit 2003 dhe u torturua nga CIA. Këtë javë ai ka kërkuar nga një gjykatës ushtarak në Guantanamo Bay për leje, në mënyrë që të jap informacione mbi Gina Haspel.
Haspel ka udhëhequr një burg në Tajlandë, ku një tjetër i arrestuar i nivelit të lartë u torturua në fund të vitit 2002. Edhe pse ende nuk dihet nëse ajo ishte e përfshirë në torturën e Mohammed, ai është mbajtur i burgosur në fshehtësi nëpër burgje të Afganistanit dhe në Poloni.
Gjatë disa jave pas arrestimit, një raport i Komisionit të Inteligjencës tha se Mohammed i ishte nënshtruar teknikës “ëaterboarding”. I zhveshur lakuriq ai është torturuar 183 herë gjatë 15 seancave.
Lakuriq, i mbuluar me ujë, i përplasur në mur, atij nuk i është dhënë asjnë medikament dhe për një javë ai është detyruar të qëndronte me duart e lidhura me zinxhirë mbi kokën e tij.
Kërkesa e Mohammed për të siguruar informacione të paspecifikuara për panelin shton një kthesë të re në atë debat
I pyetur nëse Haspel kishte ndonjë përfshirje në arrestimin apo marrjen në pyetje të Mohammed, Dean Boyd, zëdhënës i CIA-s tha se atij i ishte ndaluar që të komentonte mbi aktivitetet e saj në vitin 2003./arbresh.info/
Tifozët e Al Hilal thërrasin emrin e Messit gjatë ndeshjes m...
Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro...
Mazgit, policia gjen në një veturë marihuanë në vlerë rreth ...
Arrestohen dy persona për posedim të marihuanës në Prishtinë
Shembja e tendës në stacionin hekurudhor në Serbi, shkon në ...
Përmbytjet katastrofike në Spanjë, 500 forca të tjera ushtar...