Çështja e dëmshpërblimeve të luftës u prek nga kryeministri i Greqisë, Qirjakos Micotaqis, gjatë takimit me presidentin gjerman Frank-Valter Shtajnmajer, i cili po viziton Athinën.
Kreu i qeverisë greke mirëpriti faktin se të enjten, Shtajnmajer do të vizitojë ishullin e Kretës, veçanërisht lokalitetin Kandano, ku pritet të flasë për mizoritë e nazizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Këto çështje janë ende të hapura dhe shpresojmë që në një moment të mund t’i zgjidhim,” deklaroi Micotaqis.
Ai foli gjithashtu për një epokë të re në marrëdhëniet greko-gjermane. “Greqia është rikuperuar ekonomikisht. Ajo po lë pas kohët e turbullirave dhe krizave,” theksoi më tej kryeministri.
Nga ana e tij, Shtajnmajer vlerësoi rikuperimin ekonomik të Greqisë dhe progresin e arritur në marrëdhëniet tregtare dypalëshe, duke vënë theksin tek investimet gjermane në shtetin helen.
Çështja e dëmshpërblimeve të luftës ishte ngritur më herët edhe nga presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropulu, në takimin me homologun gjerman.
Sipas mediave greke, ky i fundit ishte përgjigjur se, sa i takon aspektit ligjor, kjo çështje konsiderohet e mbyllur.
Ndërkohë, në takimin me Micotaqisin, u diskutua edhe çështja e ndjeshme e emigracionit./euronews
Lista Serbe nis votimin kolektiv në Mitrovicën e Veriut
Rama: Gatishmëri e plotë e ekipeve mjekësore gjatë festave
Kush është në garë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare?
Dy të vdekur pas përplasjes së mbi 50 automjeteve në një aut...
KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë
Dita e sotme parashikohet me diell në të gjithë territorin e...