Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur pasditen e të mërkurës në Bullgari. Mediat vendase raportojnë se dy persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë lënduar.
Sakaq, në aksident janë përfshirë dy trena mallrash, pranë kryeqytetit të Bullgarisë, Sofje. Një nga drejtuesit e trenit dhe një punonjës i Hekurudhave Shtetërore Bullgare (BDZ) janë dy të vrarët në aksident, tha shefi i policisë së Sofjes.
Kreu i Departamentit të Punëve të Brendshme Lyubomir Nikolov, theksoi se në bordin e dy trenave ishin në total 8 persona.
Pas përplasjes, në njërin prej dy trenave ka rënë zjarr. Ai pohoi se trenat po lëviznin në të njëjtën linjë, ndoshta për shkak të një gabimi në menaxhimin e trafikut./abcnews.al
“Mu duk më e rrugës ta varrosi diku vetë”, dy të akuzuarit j...
Parlamentit Evropian i kërkon BE-së heqjen e masave për Koso...
ShBA-ja e pezullon aplikimin për migrantët nga Ukraina
“Telenovela Kurti-Specialja”/ A mund të arrestohet kreu i Qe...
Kurti merr urime nga Kryeministri i Malit të Zi për 17-vjeto...
Dështon të nisë gjykimi për dhunë në familje ndaj Akil Gjako...