Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me pikëllim po i ndjek zhvillimet në Itali ku 13 persona kanë mbetur të vdekur nga përmbytjet teksa rreth 13 mijë persona janë evakuuar.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka shprehur ngushëllime për të gjithë jetët e humbura teksa ka thënë se Kosova është e gatshme të jap ndihmën e saj aty ku nevojitet.
“Me shumë pikëllim dëgjova për humbjen e jetëve dhe shkatërrimet që kanë shkaktuar përmbytjet në rajonin Emilia-Romagna të Italisë. Mendimet tona janë me qytetarët italianë dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë aty ku nevojitet”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/
Very saddened to hear about the loss of life and the devastation that the floods have caused in the Emilia-Romagna region of Italy. Our thoughts are with the Italian citizens, and we are ready to extend our help where needed.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 18, 2023
Lexo edhe:
Po zhvillonin gara, policia gjobitë ashpër dy të rinj në Fer...
Papa: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trump
Kosova në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bullgarisë
Përleshje mes tre personave në Ferizaj, policia sekuestron n...
Ngjarje e rëndë në Itali – Shqiptari vret ish-gruan, partner...
Armatimi i gjetur në Zubin Potok, Policia jep detaje se çfar...