Përmbytje katastrofike goditën Sardenjën, duke i marrë jetën 3 personave, ndërsa disa të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ndërsa në Australi është shënuar nata më e nxehtë në histori me mbi 25 gradë Celsius.
Këto janë pasojat përmbytjeve të shkaktuara nga rrëshqitjet e tokës si pasojë e reshjeve të dendura në Sardenjë.
3 persona humbën jetën dhe disa të tjerë rezultojnë të zhdukur në qytezën e Bitit, në veri-lindje të ishullit italian. Dhjetëra automjete u mbuluan me dhera e baltë, pasi reshjet e dendura shkaktuan fryrjen e lumenjve në qytezën që shtrihet rrëzë një kodre. Dëmet në infrastrukturë janë po ashtu të konsiderueshme, me rrugë e ura të shkatërruara.
Autoritetet lokale shpallën gjendjen e emergjencës, teksa ekipet e kryqit të kuq kanë zbritur në terren për t’u ardhur në ndihmë ekipeve të kërkim-shpëtimit.



Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...
Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër...
Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua n...
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...