Përmbytje të mëdha janë shkaktuar si pasojë e shirave të rrëmbyer të hënën në Antalia të Turqisë.
Mediat turke raportojnë se situata është më e rëndë në provincën Kumluca, ku janë shkatërruar ura, qindra shtëpi e shumë makina kanë përfunduar në ujë.
Kryetari i Bashkisë, Mustafa Keleoglu, u shpreh se autoritetet janë në gatishmëri, ndërsa banorëve iu bë thirrje që të mos dalin nga shtëpitë e tyre.
“Një fatkeqësi e tillë nuk kishte ndodhur në 50 vitet e fundit. Shumë banesa janë përmbytur në katet e para të tyre. Qytetarët të jenë të kujdesshëm që të mos ketë pasoja në njerëz”, tha Mustafa Keleoglu./A2/
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike