Dhjetë palestinezë u arrestuan sot pas përplasjeve me policinë izraelite në Sheshin Temen në Jerusalemin Lindor, gjatë të cilave nëntë njerëz u plagosën.
Rreth 1000 palestinezë u mblodhën pas lutjeve të së premtes në shesh, vendi i tretë më i shenjtë për myslimanët dhe më i shenjti për hebrenjtë. Disa po mbanin flamuj palestinezë dhe bërtisnin “Zoti është i madh”, tha një reporter i Agjencisë Franceze në vendin e ngjarjes.
Protestuesit hodhën gurë drejt policisë që ruante hyrjet në Sheshin Temenos. “Dhjetëra të rinj prishën rendin dhe hodhën gurë” ndaj policisë, tha policia në një deklaratë, duke shtuar se ishin bërë dhjetë arrestime.
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...