Përkrahësit e organizatës terroriste PKK të cilët kanë zhvilluar një protestë në qytetin Dusseldorf të Gjermanisë janë përleshur me policinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pasi janë mbledhur në stacionin qendror të trenave, mbështetësit e PKK-së kanë kaluar në marshim, të cilët janë lejuar nga policia të kryejnë protestën me kushtin që të mos mbajnë posterat e kreut të organizatës terroriste, Öcalan dhe simbolet e saj.
Mbështetësit e PKK-së kanë sulmuar forcat e sigurisë me shishe dhe shkopinj të flamujve pasi policia gjermane e ka paralajmëruar grupin me simbole dhe postera të ndaluar, ndërsa më pas policia ka bllokuar rrugën ku po zhvillohej protesta. Policia ka ndërhyrë edhe me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome kundër grupit që ka shkaktuar probleme dhe incidente.
Pas përleshjes bëhet e ditur se disa nga protestuesit janë plagosur lehtë dhe disa prej tyre janë ndaluar. Pavarësisht pengesës së policisë nuk është shpërndarë një pjesë e madhe e turmës, ku si pasojë kanë vazhduar incidentet në zona të ndryshme të qytetit.
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj