Përfundojnë bisedimet në Gjenevë, Zelensky akuzon Rusinë për vonesën e procesit të paqes

13:34 | 18 Shkurt 2026
E.K

Bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë, të cilat u zhvilluan edhe këtë të mërkurë në Gjenevë nën ndërmjetësimin e SHBA-së, kanë përfunduar, raportojnë mediat vendase.

Kryenegociatori rus Vladimir Medinsky, njoftoi se së shpejti do të zhvillohen bisedime shtesë.

Ndërkohë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë se po përpiqet të vonojë procesin e bisedimeve të paqes, pas një dite “të vështirë” bisedimesh në Gjenevë të martën.

“Takimet e djeshme ishin vërtet të vështira dhe mund të themi se Rusia po përpiqet të zgjasë negociatat, të cilat mund të kenë arritur tashmë në fazën e tyre përfundimtare”, shkroi Zelensky në X.

Të ngjashme