Perandori i Japonisë Naruhito ka shpallur zyrtarisht ngritjen e tij në fron në një ceremoni të madhe.
Perandori 59 vjeçar filloi zyrtarisht mbretërimin e tij në maj pas abdikimit të babait të tij, Perandorit të atëhershëm Akihito, njofton Klan Kosova.
Por, pas një seri ritualesh tradicionale brenda pallatit perandorak në Tokio, ngjitja e tij tani është zyrtarizuar.
Ceremonia po bëhet derisa Japonia po përballet nga efektet e Typhoon Hagibis, i cili la të vdekur gati 80 njerëz.

Një paradë festimi u shty në respekt të viktimave dhe familjeve të tyre.
“Betohem se do të veproj në bazë të kushtetutës dhe do ta përmbush përgjegjësinë time si simbol i shtetit dhe unitetin e njerëzve,” tha ai, sipas një përkthimi të Reuters.

Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Trump: Ka shumë mundësi për një marrëveshje bërthamore me Ir...
Mosekzekutimi i pagave: Punëtorët teknikë të shkollave në Pr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 43-vjeçarit që vdiq tragjikis...
KQZ shqyrton përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qe...
Moti i ndryshueshëm në Kosovë, me diell dhe reshje lokale sh...