Qendra Memoriale e Srebrenicës njoftoi të premten, më 7 mars, se do të mbetet e mbyllur deri në njoftimin e mëtejshëm, “në përputhje me situatën aktuale të sigurisë”.
“Ky vendim është marrë për shkak të pamundësisë për të siguruar garanci të mjaftueshme sigurie për punonjësit, bashkëpunëtorët, mysafirët dhe vizitorët, duke u përputhur me dispozitat ligjore dhe rrethanat aktuale, përfshirë grushtin e shtetit që është në proces dhe që është drejtuar kundër institucioneve shtetërore nga grupet e rebeluara me qendër në Banjalukë,” thuhet në njoftimin e publikuar në rrjetin social “X”.
Qendra Memoriale është siguruar nga Drejtoria për Koordinimin e Trupave të Policisë të Bosnjës dhe Hercegovinës që nga viti 2011.
Ky njoftim vjen pas miratimit të ligjeve antikushtetuese të Republikës Srpska, që ndalojnë veprimtarinë e Agjencisë Shtetërore të Hetimeve (SIPA), si dhe të Gjykatës dhe Prokurorisë të Bosnjës dhe Hercegovinës në këtë entitet.
Të premten u mbyll gjithashtu ndërtesa e SIPA-s në Banjalukë, dhe punonjësit e Agjencisë e braktisën zyrën herët në mëngjes.
Qendra Memoriale e Srebrenicës theksoi se ajo do të mbetet e mbyllur derisa situata të stabilizohet dhe të sigurohen garanci të përshtatshme sigurie, ndërsa të gjithë punonjësit do të punojnë nga shtëpia “nëse kjo është e mundur”, raporton REL.
Ata gjithashtu theksojnë se do të kërkojnë garanci për riaktivizimin e punës nga SIPA, Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) dhe EUFOR.
“Ftojmë udhëheqjen shtetërore që të ndërmarrë menjëherë çdo veprim që mund të bëjë dhe të sigurojë sigurinë bazë për të gjithë qytetarët në çdo hap të këtij vendi, duke filluar nga Srebrenica,” thuhet në njoftimin e Qendrës Memoriale të Srebrenicës.
Misioni i Qendrës është ruajtja e kujtesës për viktimat e genocidit dhe edukimi mbi rëndësinë e paqes, tolerancës dhe të drejtave të njeriut.
Gjatë genocidit në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, forcat e Ushtrisë së Republikës Srpska vranë rreth 8.000 burra dhe djem në Srebrenicë dhe rrethinë.
Për genocidin dhe krimet e luftës në Srebrenicë, të cilat ndodhën pasi Ushtria e Republikës Srpska mori kontrollin e kësaj zone të mbrojtur nga Kombet e Bashkuara, në mes të korrikut të vitit 1995, janë dënuar deri tani mbi 50 persona me më shumë se 700 vite burg.
Në Qendrën Memoriale të Srebrenicës – Potoçari deri tani janë varrosur 6.701 viktima të genocidit të kryer në korrik të vitit 1995, ndërsa në lokacione të tjera, sipas dëshirave të familjarëve të viktimave, janë varrosur edhe 237 viktima të genocidit. Akoma po kërkohen rreth 1.000 të zhdukur.
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun