Ushtria amerikane ka theksuar se grupi terrorist ISIS është duke u ringjallur në disa pjesë të Sirisë.
Koloneli Ryan Dillon, një zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja, ka deklaruar se ISIS po ringjallet në zonat ku është në kontrollë regjimi i Bashar al-Assad, transmeton portali arbresh.info
“Ndërsa shohim ISIS-in në zonat ku nuk jemi të pranishëm, ku nuk i mbështesin partnerët në terren, ka pasur elemente të ringjalljës së ISIS-it të cilët kanë qenë në gjendje të kthehen dhe të marrin tërritorin, përfshirë edhe disa lagje në jug të Damaskut”, tha ai.
Ushtria amerikane po ndjek me vëmendje IS në Siri dhe Irak, ku xhihadistët kanë humbur 98 për qind të tokës që kishin mbajtur dikur, sipas Pentagonit./arbresh.info/
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Zvicra drejt zgjatjes së misionit të saj ushtarak në Kosovë ...
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...