Më 28, 29 dhe 30 qershor 2022, presidenti i Maqedonisë se Veriut, Stevo Pendarovski do të marrë pjesë dhe do ta udhëheqë delegacionin e Republikës në Samitin e NATO-s, i cili po mbahet në Madrid të Mbretërisë së Spanjës.
Në delegacionin shtetëror janë ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Më 28 qershor, Pendarovski, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Elizabeta Gjorgievska, do të marrë pjesë në një darkë gala të organizuar nga Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe bashkëshortja e tij, Mbretëresha Letizia, për nder të liderëve të vendeve anëtare të NATO-s pjesëmarrës në Samit.
Presidenti Pendarovski më 29 dhe 30 qershor do të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Atlantikut të Veriut, të cilat mbahen në nivel të shefave të shteteve dhe qeverive. /abcnews.al/
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...