Komiteti i Mjedisit i Parlamentit Europian miratoi sot një objektiv detyrues të reduktimit të emetimeve të gazeve serrë të BE-së me të paktën 60%, më ambicioz sesa diapazoni i premtuar nga Komisioni dhe një element kryesor i Marrëveshjes së Gjelbër Europiane.
“Nuk është arritur kurrë një objektiv i tillë ambicioz. Kjo do të çojë lart ambicien e të gjithë Europës”, përshëndeti në një deklaratë, Pascal Canfin, kryetari i komitetit parlamentar, raporton ATSh.
“Ndër ndryshimet e tjera të miratuara sot nga Komiteti i Mjedisit, një shumicë e madhe votoi në favor të një parimi të qëndrueshmërisë së detyrueshme, sipas të cilit çdo masë e re e paraqitur nga KE duhet të marrë parasysh objektivin e neutralitetit të klimës”, shtoi ai.
Ndryshimi që përcakton këtë objektiv u miratua nga eurodeputetët me një shumicë të ngushtë prej tre votash, sipas një burimi parlamentar.
Ky objektiv do të duhet të vlerësohet nga i gjithë Parlamenti, në seancën plenare në fillim të tetorit.
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja