Parlamenti Evropian (PE) e ka dënuar deputetin racist grek Ioannis Lagos që grisi flamurin turk, me privimin nga pagesat 7 ditore dhe largimin e tij me 4 ditë nga aktivitetet parlamentare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i PE-së, David Sassoli, në një deklaratë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme në Strasburg njoftoi se ndaj Lagos është marrë dënimi me masë disiplinore për shkak të “përdorimit të gjuhës poshtëruese” dhe “grisjen e letrës e cila simbolizon një flamur kombëtar”.
Sassoli theksoi se ndaj Ioannis Lagos është marrë dënimi me “privimin nga pagesat 7 ditore” dhe “largimin e tij me 4 ditë nga aktivitetet parlamentare”.
Deputeti grek Lagos grisi flamurin turk gjatë një fjalimi të mbajtur në një sesion me titull “Situata humanitare në ishujt e Greqisë” të Asamblesë së Përgjithshme të PE-së e cila u zhvillua në Bruksel më 29 janar.
PE-ja pas ngjarjes filloi procesin e sanksioneve kundër deputetit grek Lagos.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron