Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern mëngjesin e së hënës se vendi do të kalojë në një tjetër sistem jetese me virusin COVID-19 më vonë këtë javë, pavarësisht se varianti i ri Omicron paraqet një kërcënim të ri shëndetësor për botën.
Nuk ka raste të variantit të Omicron në Zelandën e Re në këtë fazë, por situata globale në zhvillim tregoi pse duhej një qasje e kujdesshme në kufij, tha ajo, transmeton arbresh.info
“Omicron është një kujtesë e rrezikut që ekziston ende në kufijtë tanë,” tha Ardern në konferencën për shtyp.
Zelanda e Re ka disa nga kontrollet më të ashpra kufitare në botë dhe planifikon t’i mbajë kufijtë të mbyllur për shumicën e udhëtarëve ndërkombëtarë për pesë muaj të tjerë.
Gjithashtu prezantoi masa të reja kufitare për udhëtarët nga nëntë kombe të Afrikës Jugore në fundjavë, duke njoftuar se vetëm qytetarët nga këto vende mund të udhëtojnë në Zelandën e Re dhe do të duhet të qëndrojnë në karantinë shtetërore për 14 ditë.
Ardern tha se ende duheshin mbledhur shumë prova për të ditur ndikimin e variantit Omicron.
“Mund të ndikojë në vaksinat tona, por mund të mos jetë. Mund të jetë më i rëndë ose mund të jetë më i lehtë se Delta… thjesht nuk e dimë,” tha Ardern.
Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë Ashley Bloomfield tha se autoritetet po shikonin nëse duhej bërë më shumë në kufij për të mbajtur larg Omicron.
Zelanda e Re ka pasur rreth 11,000 raste deri më tani dhe 43 vdekje të ndërlidhura./reuters/arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit