Papa ka thënë që ai ka bërë gabime serioze lidhur me pretendimin për abuzimin e fëmijëve nga klerikët katolikë në Kili.
Në një letër drejtuar peshkopëve të vendit jug-amerikan, Françesku tha se ndiente trishtim dhe turp nga komentet të bëra në fillim të vitit, në të cilat ai akuzoi viktimat se po bëjnë shpifje, transmeton portali arbresh.info.
Letra, e publikuar nga Kisha në Kili, tha se Papa do të ftojë disa nga viktimat në Romë.
Peshkopi kilian Juan Barros akuzohet se fshehu abuzimet e bëra nga një prift.
Komentet kundërthënëse Papa i kishte bërë gjatë vizitës së tij në Kili në muaji janar.
Duke mbrojtur peshkopin Barros, ai tha: “Nuk ka një provë e vetme kundër tij, gjithçka është shpifje”.
Peshkopi Barros nuk është akuzuar për abuzime, por se ka qenë i pranishëm kur një tjetër prift, Fernando Karadima, abuzonte djem të rinj në Santiago, duke filluar në vitet 1980./Arbresh.info/
Nga i pari te i katërti diferenca vetëm tri pikë, ‘nxehet’ g...
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt
ZPS: Mbrojtja i ka paraqitur klientët e tyre me qëllime të m...
Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...