Presidenti i Donald Trump, i cili i kërkoi dorëheqjen e këshilltarit të sigurisë kombëtare Michael Flynn , e quan këtë të fundit si ‘person të mrekullueshëm’.
Flynn i cili kishte lidhje të forta me Donald Trump gjatë fushatës parazgjedhore, iu kërkua të jep dorëheqje për shkak të një mashtrimi, transmeton portali arbresh.info.
Zëdhënsi i Shtëpisë së Bardhë, përmes një konference për shtyp ka thënë se ‘Flynn-it i është kërkuar dorëheqja për shkak se i ka dhënë Rusisë informata mbi sanksionet e Shteteve të Bashkuara’, shkruan CNN.
“Flynn është njeri i mrekullueshëm. Por, unë mendoj se ai është trajtuar shumë keq nga mediat, sidomos nga mediat që shpërndajnë lajme të rrejshme”, tha Trump. “Më vjen shumë keq që ai është trajtuar në këtë formë.”/Arbresh.info
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...