Kramp-Karrenbauer kërkon që buxheti i mbrojtjes të rritet në dy përqind të Produktit të Brendshëm Bruto në të ardhmen. Përfaqësues të ushtarakëve e kanë përshëndetur këtë.
Annegret Kramp-Karrenbauer, pasardhëse e kancelares gjermane, Angela Merkel, në krye të Unionit Kristiandemokrat (CDU), sot ka nisur detyrën e saj si Ministre e Mbrojtjes. Ajo bëri betimin zyrtarisht. Parlamentarët e Bundestagut u mblidhon për këtë shkak në një seancë të veçantë.
Më pas, Kramp-Karrenbaueri shpjegoi synimet e saj.
Mbi të gjitha, politikania e CDU kërkon që buxheti i mbrojtjes të rritet në dy përqind të Produktit të Brendshëm Bruto në të ardhmen. Përfaqësues të ushtarakëve e kanë përshëndetur këtë. Ka ushtarakë që pezullimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm pak vjet më parë e konsiderojnë hap të gabuar.
Megjithatë, Kramp-Karrenbauer së pari duhet ta fitojë respektin dhe besimin e ushtarëve. “Kjo nuk do të jetë e lehtë për të,” i tha DW ushtarakja e ushtrisë gjermane, Nariman Hammouti-Reinke. “Ajo ka zgjedhur punën më të keqe,” thotë oficerja, i cili punon si “togere në marinë” pranë Bremenit dhe kryeson shoqatën “Ushtarakëve gjermanë”, e cila ndër të tjera shprehet për më shumë diversitet në ushtrinë gjermane, Bundeswehr. “Trupa lëndohet relativisht shpejt, kështu që ajo duhet të jetë e kujdesshme se si do të shprehet ,” thotë Hammouti-Reinke.
Jürgen Görlich nga Shoqata e Bundeswehrit e sheh rolin e dyfishtë të AKK edhe si një avantazh të madh. “Ne kemi një person që është peshë e rëndë në politikë,” thotë nënkryetari i shoqatës prej 200.000 anëtarësh në bisedën De W. Kjo nuk ka ndodhur që nga koha e Franz-Jozef Shtrausit, kryetar i CSU-së dhe Ministër i Mbrojtjes në vitet 1960. “Një peshë e rëndë e tillë politike gjithashtu ka një ndikim të caktuar në kabinet, dhe kjo është ajo që ne presim me të vërtetë edhe për Bundeswehrin”.
Kjo llogari mund të funksionojë. Forcat e armatosura gjermane që tani do të gëzojnë “prioritetin më të lartë politik”, ka bërë të ditur Kramp-Karrenbauer. Ajo kërkon më shumë para për Bundeswehrin. Ajo së pari Pas betimit ajo do të ketë 15 minuta për një deklaratë qeveritare. Titulli: “Në përgjegjësi për të ardhmen e Gjermanisë – Për një ushtri të fuqishme gjermane në një botë në ndryshim”. Për këtë deputetët e Bundestagut janë kthyer nga pushimet në Berlin. Dhe në hollin e ndërtesës Paul-Löbe-Haus, pranë Reichstagit u ngrit një sallë parlamentare e përkohshme. Salla e zakonshme plenare aktuale po rinovohet./DW
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...