Grupi i shtatë ekonomive më të forta të botës, ka rënë dakord që të refuzojë kërkesën e Moskës që gazi të blihet vetëm me monedhën ruse.
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e bëri këtë kërkesë javën e kaluar por siç duket mori mbrapsht vetëm sanksione. Ai kishte udhëzuar bankën qendrore të vendit që të hartojë një procedurë për klientët që të kryejnë transaksionet në rubla.
Një taktikë kjo për të fuqizuar monedhën vendase, e cila ka rënë kohët e fundit kundrejt monedhave të tjera.
Ministri gjerman i Energjisë ka thënë se përmbushja e kërkesës do të ishte një “shkelje e njëanshme dhe e qartë e kontratave ekzistuese”.
Ai shtoi se “pagesa në rubla nuk është e pranueshme dhe ne do t’u bëjmë thirrje kompanive të prekura që të mos ndjekin kërkesën e presidentit rus Vladimir Putin”.
Si hakmarrje, një politikan rus tha se refuzimi i G7 do të çojë patjetër në një ndalim të furnizimeve, sipas agjencisë së lajmeve Ria. Shumë vende evropiane mbështeten në gazin rus, megjithëse Britania e Madhe tashmë ka ndaluar importet./TCH/
Kurti: Kosova me kompani të saj ajrore
Disa lagje në Prishtinë mbesin nesër pa ujë deri në orët e p...
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sërish sulme ndërsa Trump kërkon n...
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste ...
Prattipati në veri, takohet me kryetarët e komunave
Banka Ekonomike gëzon fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të tyre