Agjencia shtetërore ruse RIA, sipas Reuters, ka raportuar se ka nisur të shpërthejë vullkani Klyuchevskoy në gadishullin Kamchatka, në lindjen e largët të Rusisë pas tërmetit të fuqishëm të së mërkurës në Oqeanin Paqësor.
Kujtojmë se tërmeti masiv goditi të mërkurën në mëngjes në territorin rus, duke shkaktuar një cunami deri në 4 metra në bregun lindor të vendit, duke dëmtuar ndërtesa dhe duke nxitur paralajmërime për evakuim në rajon dhe përgjatë pjesës më të madhe të bregdetit lindor të Japonisë
Tërmeti që goditi Gadishullin Kamchatka është më i forti që nga tërmeti i Madh Tohoku i vitit 2011 në Japoni, i cili shkaktoi një cunami shkatërrues dhe një krizë bërthamore në centralin bërthamor Fukushima Daiichi.
Dihet se në vitin 1952, një tërmet me magnitudë 9 ballë të shkallës Rihter goditi të njëjtën zonë, duke demonstruar aktivitetin sizmik të Kamchatka-s.
E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu
Papa Leo XIV: Bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh
Von der Leyen mirëpret armëpushimin Izrael-Liban
Gjykimi i Thaçit në rastin e administrimit të drejtësisë, ca...
“Rudiger më ka fyer” – Stanisic akuzon mbrojtësin e Re...
Barcelona paraqet ankesë zyrtare në UEFA, lidhur me vendimet...