Pas përfundimit të Samitit të liderëve europianë në Londër dhe takimit me Mbretin Charles, president i Ukrainës, Volodymir Zelensky, i është përgjigjur pyetjeve të disa gazetarëve.
Ai u pyet lidhur me deklarata e disa republikanëve amerikanë, përfshirë senatorin Lindsay Graham dhe kryetarin Mike Johnson, të cilët sugjeruan që Zelenskyy të tërhiqej nga pozicioni i tij pas takimit të tensionuar që u zhvillua, në Zyrën Ovale me Donald Trump.
Zelensky sugjeron se do të japë dorëheqjen nëse Ukrainës i jepet anëtarësimi në NATO, një kërkesë që ai e ka bërë që nga fillimi i luftës me Rusinë.
Zelenskyy është pyetur gjithashtu për marrëdhëniet e Ukrainës me Shtetet e Bashkuara pas një takimit shumë të tensionuar me Presidentin Donald Trump dhe zëvendëspresidentin amerikan JD Vance.
Pavarësisht kësaj, presidenti ukrainas u thotë gazetarëve se marrëdhënia mes dy vendeve është “e fortë”.
“Ne i jemi mirënjohës popullit të SHBA. Ne u jemi mirënjohës të gjitha shoqërive në vendet që na mbështesin. Ne jemi shumë mirënjohës,” tha ai. Ai shton se beson se marrëdhënia me SHBA-në do të vazhdojë sepse Ukraina duhet të ketë sukses.
“Dështimi i Ukrainës nuk do të thotë vetëm një sukses i Putinit, do të thotë një dështim për Evropën dhe një dështim për SHBA-në dhe mendoj se ne të gjithë jemi të interesuar të mos e lëmë Putinin të fitojë,” tha ndër të tjera ai.
Sa i përket marrëveshjes së mineraleve, Zelensky tha se marrëveshja që është në tryezë do të nënshkruhet nëse palët janë gati.
“Nëse kemi rënë dakord të nënshkruajmë marrëveshjen e mineraleve, dhe ne jemi gati ta nënshkruajmë atë.”, shtoi presideni ukrainas./abcnews.al/
Siriani i therur në Leposaviq, dërgohet në Kirurgjinë Toraka...
Pacolli kujton fjalët e gjyshit të tij: Gjithçka në jetë kër...
Policia jep detaje: Si u lirua pengu nga Mitrovica në Vlorë,...
Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja
Kapen dy ushtarë të Ervis Martinajt, operacion i RENEA-s
Struga në bllokadë politike: Kush e ka fajin?