Pas sulmeve që Izraeli ka ndërmarrë në Gaza, Hamasi kërcënoi se do të kundërpërgjigjet.
Zëdhënësi i Hamasit, Faëzi Barhoum në një deklaratë me shkrim tha: Bombardimet e pushtuesit izraelit ndaj pozicioneve të rezistencës janë një shfaqe që qeveria e re e bën për të rregulluar moralin e ushtarëve dhe komandantëve të tij që ndodhen në situatë të keqe për shkak të operacionit ‘Shpata e Kudsit.
“Do të kundërpërgjigjemi ndaj çdo marrëzie të Izraelit që ka në objektiv popullin dhe rezistencën e Palestinës”, tha Barhoum.
Në anën tjetër ushtria e Izraelit në një deklaratë nga llogaria e saj në Twitter theksoi se “Sulmet në qytetin e Gazës dhe Khan Yunis, janë kryer për shkak të balonave me zjarr që vazhdojnë të dërgohen në anën e Izraelit”.
Më tej në deklaratë thuhet se ushtria është përgjegjëse për ato që ndodhin në Rripin e Gazës dhe se do të vazhdohet të vendosen në objektiv strukturat ushtarake të Hamasit.
Ushtria izraelite në orët e mbrëmjes kreu sulme ajrore ndaj pozicioneve të grupeve të rezistencës palestineze në rajonin Beit Lahia në veri të Gazës dhe ndaj qytetit Khan Yunis.
Avionët izraelitë vendosën në objektivin e tyre edhe tokat bujqësore në veri të Gazës.
Ministria e palestineze e Shëndetësisë në Gaza deri më tani nuk ka bërë ndonjë deklaratë nëse ka pasur apo jo ndonjë humbje jete si pasojë e sulmit
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore