Shtetet e Bashkuara e kanë refuzuar draft-rezolutën e Këshillit të Sigurimit me të cilën bëhet thirrje për armëpushim mes Izraelit e Hamasit.
Sipas Shteteve të Bashkuara, rezoluta e paraqitur nga Franca do të ndërhynte në përpjekjet e administratës së presidentit Biden për t’u dhënë fund luftimeve, transmeton Gazeta Express.
Franca e hartoi këtë draft-rezolutë, pasi Shtetet e Bashkuara më parë bllokuan së paku katër përpjekje që Këshilli i Sigurimit të dilte me deklaratë të përbashkët për të bërë thirrje për ndaljen e luftimeve në Gaza dhe Izrael.
Shtetet e Bashkuara kanë histori të gjatë të bllokimit të kritikave ndaj Izraelit në deklaratat zyrtare të Kombeve të Bashkuara, madje duke e përdorur rregullisht veton për këtë qëllim.
Të hënën, ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, përmes një postimi në rrjetet sociale i falënderoi Shtetet e Bashkuara për parandalimin e publikimit të deklaratës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Sipas tij, kjo deklaratë është e padrejtë.
Pse Këshilli i Sigurimit s’mund të veprojë pa pëlqimin e ShBA-së?
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka 15 shtete anëtare. Prej tyre, pesë shtete janë anëtare të përhershme: Shtetet e Bashkuara, Federata Ruse, Kina, Britania e Madhe dhe Franca.
Dhjetë anëtare të tjera janë të përkohshme dhe aktualisht këto ulëse i kanë: India, Meksika, Norvergjia, Irlanda, Kenia, Nigeri, Estonia, Tunizia, Vietnami dhe Ishujt Saint Vincent.
Shtetet që janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit e kanë të drejtës e vetos. Nëse vetëm njëra prej tyre e shfrytëzon këtë të drejtë, asnjë deklaratë nuk mund të miratohet në emër të këtij organi të lartë.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...