Izraeli i goditi caqet e militantëve në Gaza me sulme ajrore të premten si hakmarrje për lëshimin e balonave zjarrvënës nga enklava palestineze.
Burimet e sigurisë brenda Hamasit, grup që e kontrollon Gazën, thanë se sulmet i goditën qendrat e trajnimeve. Nuk pati raportime për persona të lënduar, shkruan The Guardian, transmeton arbresh.info
Ushtria izraelite përmes një deklarate tha: “Në reagim ndaj balonave zjarrvënës të hedhur drejt territorit izraelit sot, aeroplanët luftarakë goditën një lokacion për prodhimin e armëve që i përket organizatës terroriste, Hamas.”
Të enjten, shërbimi izraelit i zjarrfikësve tha se lëshimi i balonave zjarrvënës nga Gaza ka shkaktuar katër zjarre të vogla në rajonin jugor, Eshkolon, i cili shtrihet në kufi me Gazën.
Në deklaratën e zjarrfikësve thuhet se këto zjarre ishin të vogla dhe jo të rrezikshme si dhe u futën shpejt nën kontroll. “Një hetues i zjarreve përcaktoi se të gjitha zjarret u shkaktuan nga balonat zjarrvënës”, thuhet në njoftim.
Incidenti i ri erdhi pas arritjes së armëpushimit më 21 maj. Gjatë 11 ditëve luftime u vranë 260 persona në Gaza e 13 në Izrael. /arbresh.info/
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...