Një nënë e komunitetit jazidi, e cila po qëndron si refugjate në Kanada, është bashkuar me djalin e saj 12-vjeçar, i cili për tre vite ishte mbajtur në robëri nga militantët e Shtetit Islamik.
Nxënësit nga grupet përfshirë Çlirimin e të Krishterëve dhe Yazidi – Fëmijët e Irakut ndihmuan në realizimin e ëndrrës për Nofa Zaghla, i cili u arratis nga kthetrat e ekstremistëve vitin e kaluar, transmeton portali arbresh.info
Djali i saj Emad ka kërkuar që të bashkohet me nënën e tij pasi shpëtoi nga fushë beteja në Mosul. Babai dhe vëllai i tij më i madh ende mungojnë.
https://twitter.com/TheBaghdadPostE/status/898513510010900480?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.euronews.com%2F2017%2F08%2F18%2Fyazidi-boy-reunited-with-mother-in-canada-after-isil-ordeal
Familja e tij u kap nga grupi i ashtuquajtur i Shtetit Islamik në verën e vitit 2014 kur militantët sulmuan zonën Sinjar në Irakun e veriut.
Mijëra gra të komunitetit jazidi janë skllavëruar nga militantët, ndërsa qindra burra dhe djemë janë detyruar të bëjnë stërvitje ushtarake dhe idelologjike. Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se kjo përbën genocid.
Nofa , e cila ka ftuar statusin e azilantes në Kanada, i është gëzuar bashkimit me djalin e saj, megjithatë ajo shton se vazhdon të jetojë në ankth./Arbresh.info
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...