Sipas rezultateve preliminare, Partia Liberale e kryeministrit kanadez Justin Trudeau i ka fituar zgjedhjet në vendin më të madh të Amerikës Veriore. Sidoqoftë, ende nuk është plotësisht e qartë nëse kjo parti i ka siguruar apo jo shumicën e votave.
Qendrat e votimit në mbarë Kanadanë janë mbyllur në orën 22 sipas kohës lokale dhe procesi i numërimit të votave është në vazhdim e sipër.
Në bazë të rezultateve që po përditësohen vazhdimisht, Partia Liberale i ka siguruar 148 ulëse në kuvendin me 338 anëtarë. Pas saj renditen Partia Konservatore me 119 ulëse, Blloku i Kuebekut me 32 ulëse, Demokratët e Rinj me 23 ulëse dhe Partia e Gjelbër me vetëm 3 ulëse.
“Faleminderit Kanada për dhënien e besimit ndaj ëndrrës sonë dhe ndaj nesh për ta dërguar vendin në drejtimin e duhur. Pavarësisht mënyrës se si i keni ndarë votat, ekipi ynë do të punojë shumë për të gjithë kanadezët”, shkroi Trudeau në Twitter.
Nëse nuk ka ndryshim të madh të rezultatit të tanishëm, partia e kryeministrit nuk do ta ketë shumicën në kuvend dhe pritet të sfidohet seriozisht në organin legjislativ.
Fitoren kryeministrit kanadez tashmë ia ka uruar presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndonëse marrëdhëniet mes dy liderëve kohëve të fundit nuk ishin shumë të mira, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Parashikimi i motit për të premten
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...