Më pak se dy muaj pasi u rizgjodh president, Emmanuel Macron është në rrugën e humbjes së kontrollit të Asamblesë Kombëtare Franceze pas një performance të fortë nga partitë rivale.
Koalicioni “Ensemble” është në rrugën për të fituar zgjedhjet parlamentare, sipas rezultateve të sondazheve.
Por ai do të humbasë dhjetëra vende dhe do të luftojë për të shtyrë reformat e tij.
Një aleancë e majtë-gjelbër parashikohet të vijë e dyta, por edhe partia e ekstremit të djathtë e Marine Le Pen ka përparuar
Macron kishte më shumë se 300 vende në parlament para se të mbaheshin zgjedhjet e sotshme, ai në prill e kishe mposhtur bindshëm për zgjedhjet presidenciale kandidaten Marine Le Pen, shkruan BBC.
Për të ruajtur shumicën e tij të plotë në parlament, Macronit i duhen 289 vende, por sondazhet e së dielës parashohin se ai do të marrë nga 210 deri në 250 vende.
Aleanca e majtë-gjelbër e ekstremit të majtë Jean-Luc Melenchon, e quajtur Nupes, do të fitojë 150 deri në 180 vende, ndërsa Rally Kombëtare e ekstremit të djathtë do të shkojë nga tetë vende në mes 80 dhe 100, thotë TF1 TV. /klankosova/
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...